Rajon - Botë

Avioni i NATO-s u rrëzua në Norvegji, humbin jetën 4 persona

Nilsson tha se pas kërkimeve të kryera u gjetën rrënojat e avionit dhe se kanë humbur jetën 4 pjesëtarët e ekuipazhit, shtetas amerikanë që ndodheshin në avion

Kanë humbur jetën 4 personat që ndodheshin në avionin ushtarak të NATO-s që u rrëzuar në rajonin Beiarn në veri të Norvegjisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i drejtorisë së policisë në Nordland, Ivar Bo Nilsson tha se avioni luftarak i emërtuar Bell Boeing V-22 i shndërruar nga një helikopter, u rrëzua dje rreth orës 18:00 teksa po kryente stërvitjen e NATO-s “Përgjigjja e Ftohtë 2022”.

Nilsson tha se pas kërkimeve të kryera u gjetën rrënojat e avionit dhe se kanë humbur jetën 4 pjesëtarët e ekuipazhit, shtetas amerikanë që ndodheshin në avion.