Avionët izraelitë godasin një tjetër xhami në Gaza
Avionët luftarakë izraelitë sulmuan një xhami në qytetin e Gazës të mërkurën herët, sipas Al-Aqsa TV, transmeton Anadolu.
“Aeroplanët e okupatorit bombarduan Xhaminë Hattin në rrugën Al-Jalaa”, sipas televizionit palestinez, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Me sulmin e fundit, numri i xhamive në Rripin e Gazës të shkatërruara nga sulmet izraelite që nga 7 tetori arriti në 33.
Izraeli nisi një fushatë të pamëshirshme bombardimi në Gaza pas një sulmi të befasishëm nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor, duke i vënë banorët e enklavës nën një rrethim total dhe në bllokadë ushqimi, karburanti dhe furnizimeve mjekësore.
Rreth 7.200 njerëz janë vrarë në konflikt, duke përfshirë të paktën 5.791 palestinezë dhe 1.400 izraelitë.