Maqedoni

Autostrada Tetovë – Gostivar me pagesa evropiane me standarde mesjetare

Pa korsi ndihmëse dhe pa mburoje metalike në anën e djathtë të sajë autostrada Tetovë Gostivar nuk plotëson asnjë kusht për të qenë e tillë. Edhe pse është një ndër rrugët kryesore që lidh korridorin tetë kjo autostradë ka një tarifë rrugore që është e lartë vlerëson eksperti I komunikacionit Blerim Neimi.

“Autostrada Tetovë Gostivar është rrugë e rëndësishme pasi që është pjesë e korridorit tetë në gjendjen që ka edhe se duhet një riparim apo rindërtim mendoj se ka një tarifë të larë të pagesës rrugore”, tha Blerim Neimi – ekspert i komunikacionit.

Sipas Neimit për momentin kjo autostradë nuk i plotën edhe kushtet e shpejtësisë ku shpejtësia maksimale në këtë është 80 kilometra në orë.

“Nëse flasim për shpejtësinë ajo autostradë nuk I plotëson kushtet për më shumë se 80 kilometra në orë dhe e projektuar realisht ashtu siç duhet të jetë dhe nëse flasim për ndërtimin e korrësin ndihmëse dhe vendosjen e mbrojtëse metalike atëherë mund të diskutohet për një çmim real për këtë autostradë”, shtoi Blerim Neimi.

Në bazë të një hulumtimi të bërë nga Blerim Neiminë këtë rrugë mesatraishtë kalojnë rrethë 18 mijë automjetet për çdo ditë. Nëdërsa kushtet e autostradës janë jashtë çdo standardi.

“Gjendemi në njërën nga pikat pagesore të autostradës Tetovë Gostivar edhe pse kjo rrugë nuk plotëson asnjë standard qytetarët duhet të paguajnë nga 30 deri në 110 denar vetëm në njërën nga pikat pagesore”, Senat Zylbehari – gazetar TV21.

Për mos plotësimin e kushteve të këtij aksi rrugor gjatë ditës së sotme edhe ASH dhe AA ka reaguar duke thënë se nëse qeveria nuk merr masa atëherë do të propozoj ligj për shfuqizim të taksës.

“Ne kërkojmë që taksa rrugore të hiqet deri në ndërtimin e një autostrade e cila veçmë është domosdoshmëri. Nëse brenda javës, Qeveria nuk sjell vendim, atëherë grupi ynë parlamentar do të propozojë në Kuvend ligj për shfuqizimin e taksës. Nëse pushteti aktual tenton të injorojë këtë kërkesë që vjen nga qytetarët, atëherë ju bëjmë me dije se në çdo rrugë të vendit do të përballeni me ta”, u shpreh Artina Qazimi – deputete e Aleancës për Shqipëtarët.

Edhe banorët e Sellacës kanë protestuar në pikat pagesore duke kërkuar që për të të largohet pagesa rrugore pasi që ata për vetëm 3 kilometra rrugë që shfrytëzojnë paguajnë 30 denar për një drejtim./TV21