Maqedoni

Autostrada Kërçovë-Ohër, kinezët kërkojnë takim urgjent me kryeministrin Kovaçevski

Pas njoftimit të kryeministrit Dimitar Kovaçevski për rishikimin e kontratës me kompaninë kineze Sinohydro, e cila ka gati dhjetë vjet që ndërton autostradën Kërçovë-Ohër dhe nuk do të respektojë as afatin shtesë për të përfunduar deri në fund të vitit, përfaqësuesit e kompanisë kërkuan mbledhje urgjente në Qeveri nesër.

Të premten, kryeministri Kovaçevsvki njoftoi një rishikim të kontratës për ndërtimin e autostradës për në Ohër dhe shtoi se është e mundur të ndërpritet kontrata, sepse “është e pakuptueshme që edhe pas 10 vjetësh, 40-50 kilometra rrugë nuk do të të ndërtohet”.

Afati për përfundimin e punimeve në terren me “Sinohydro” skadon në Vitin e Ri, ndonëse vetëm 78 për qind e punimeve për 600 milionë euro kanë përfunduar. Për rishikim të marrëveshjes, përveç kryeministrit, paralajmëroi edhe zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi.

Nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve thonë se vendimi nuk do të jetë i tyre, por i Qeverisë, duke pasur parasysh peshën e kontratës.

Duket se problemi nuk është te paratë dhe ndoshta jo aq te intensiteti i punës në terren, por te vetë traseja, e cila kalon nëpër dhjetëra rrëshqitje dherash, që e vështirëson punën dhe ministria thotë se llogaritë me kompanine kineze jane te pastra.