Automjeti godet arushën në autostradën Tetovë – Shkup
Dyzet e tre vjeçari nga Kërçova me automjetin e tij ka goditur mbrëmë arushën në autostradën Tetovë – Shkup.
“Mbrëmë rreth orës 2:20, në autostradën Tetovë – Shkp, në afërsi të Karpallakut, automjeti ‘Skoda’, me tabela të Shkupit e drejtuar nga 43 vjeçari F.O nga Kërçova ka goditur dhe vrarë arushë. Nuk ka persona të lënduar”, tha zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.
Ai shtoi se nuk ka persona të lënduar nga aksidenti i mbrëmshëm.
Këqyerjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës.