Maqedoni

Austria ndan edhe një milion vaksina për Ballkanin Perëndimor, përfiton edhe RMV

Kancelari austriak, Sebastian Kurz ka njoftuar se vendi i tij do të dhurojë edhe një milion doza të vaksinave AstraZeneca për Ballkanin Perëndimor (Kosova, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia Veriore).

Ai bëri të ditur diçka të tillë, sipas mediumit austriak Heute, gjatë një vizite në New York, ku vizitoi selinë e Kombeve të Bashkuara dhe foli për pasojat e pandemisë.

“Një gjë është e qartë, ne duhet të bashkëpunojmë dhe ta mbështesim njëri-tjetrin. Duhet të mësojmë nga njëri-tjetri dhe të ndajmë shembuj të praktikës më të mirë”, deklaroi kancelari Kurz.

Siç tha ai, masat epidemiologjike do të shtrëngohen në Austri vetëm nëse është e nevojshme.

Shteti austriak heren e fundit ka ndarë 600 mijë vaksina për Ballkanin Perëndimor.