Maqedoni

Ata që e larguan Xhelalin nga puna, dje nuk e votuan as për kryetar Këshilli në Çair

Informacion për mbledhjen konstituive të Këshillit Komunal të Komunës së Çairit

Dje, e hënë (08.11.2021), u mbajt seanca konstituive e Këshillit Komunal të Komunës së Çairit, në të cilën Kryesues i Këshillit u zgjodh një këshilltar nga radhët e BDI-së.

Ne, grupi i këshilltarëve nga koalicioni Aleanca Shqiptare dhe Alternativa, votuam kundër këtij propozimi dhe dolëm me propozim që z. Xhelal Hajdari të jetë Kryesues i Këshillit Komunal të Komunës së Çairit.

Në fjalën tonë argumentuam se z. Xhelal Hajdari është këshilltar jopartiak, ndërsa meqë Kryetari i Komunës është nga radhët e pozitës, një Kryesues Këshilli i propozuar nga opozita në Këshill do ta demokratizonte edhe më shumë institucionin Këshill/Komunë, kurse qytetarët e Çairit do të jenë të përfaqësuar në mënyrë të barabartë.

Grupi i Këshilltarëve nga radhët e opozitës zotohemi nga sot se do të punojmë në dobi të banorëve të Çairit dhe nuk do të lejojmë që Këshilli Komunal dhe Komuna e Çairit, para interesit të qytetarit të Çairit, të ndjekë interesat e ndonjë individi, grupacioni ose edhe partie politike, e që shkon në dëm të banorëve të Çairit, siç ka qenë e praktikuar shpeshherë deri më tani.

Grupi i Këshilltarëve Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.