Maqedoni

Asnjë cent për Komunën e Gostivarit nga 9.9 milionë eurot e Qeverisë

“Nga 9.9 milionë euro mjete për realizimin e projekteve infraskuturore nga programi i TAV-Maqedoni, Gostivari nuk mori asnjë
cent. Qeveria tha se vazhdon të punoj për zhvillim të barabartë rajonal, megjithatë në terren punon ndryshe”, thuhet në reagimin e Komunës së Gostivarit, transmeton gazeta LAJM.

“Me 9.9 milionë euro do të financohen ndërtimi i rrjeteve të ujësjellësit, kanalizimeve, rikonstruktim i rrugëve dhe
institucione arsimore. Edhe pse Gostivari konkurroi me disa projekte, asnjëri prej tyre nuk u pranua nga Qeveria.
Gostivari është i përfshirë me 30 milion denarë, për spitalin! E vetmja Komunë ku investohet në spital, institucion që nuk është
në kompetencë të Komunës dhe për të cilin duhet të kujdeset Ministria e shëndetësisë. Me këtë gjest, pushteti qendror, Gostivarin
dëshiron ta nxjerrë keq në prag të zgjedhjeve lokale për gjoja se në komunën e vetme urbane e cila udhëhiqet nga opozita
shqiptare, mungojnë investimet. Gostivarasit nuk duan asfalt, ujësjellës dhe kanalizim parazgjedhor, pasi të gjitha
nevojat e tyre edhe përskaj pengesave nga Qeveria, janë përmbushur. Sukseshëm e nisëm dhe ashtu e mbyllim
mandatin katërvjeçar. Me gostivarasit jemi gati dhe do ta fitojmë edhe një mandat tjetër të suksesshëm”, mbyllet reagimi i Komunës së Gostivarit.