Maqedoni

ASH: Tetova u bë vend i rrezikshëm për jetesë

Për ngjarjen me fëmijën pesë vjeçar të lënduar nga qentë endacak nga Aleanca për Shqipëtarët në konferencën e sotme për shtyp theksuan se Tetova u bë vend i rrezikshëm për jetesë.

Sipas tyre, ky rast dëshmon se Tetova është bërë një vend i rrezikshëm për jetesë, si pasojë e papërgjegjësisë, krimit, korrupsionit dhe keqmenaxhimit të drejtuesve të pushtetit lokal dhe qendror.

“E nëse ata i pyesni për këtë rast, përsëri do ta trajtojnë si incident, kader ose fatkeqësi natyrore. Për të mos mjaftuar kjo, kur fëmija është dërguar në spital u është thënë se nuk ka vaksinë kundër tërbimit dhe janë
detyruar të shkojnë për në Klinikën e Shkupit. Qyteti i Tetovës jo vetëm që nuk ka siguri për të jetuar, por nuk ka as edhe shëndetësi për të të ndihmuar. Nuk ka shkolla të sigurta, ndërsa së fundmi janë rrezikuar edhe shtëpitë, oborret dhe lagjet. Dhe pas gjithë kësaj, ne nuk mund të kërkojmë më të mbajnë përgjegjësi nga ata që nuk mbajtën as për 14 jetë të humbura”, theksoi Abdulla Osmani nga Aleanca për Shqiptarët.