ASH publikoi listën e plotë të kandidatëve për Këshillin Komunal të Tetovës
ASH ka publikuar listën e plotë të kandidatëve për Këshillin Komunal të Tetovës që do të garojnë në zgjedhjet e 20 Gushtit. Një listë e dominuar nga të rinjtë, me gjysmën e kandidatëve vajza, thonë nga ASH.
“Të dëshmuar në profesionet e tyre, me energji, vizion dhe dinjitet personal, besojmë fuqishëm se do ta shpëtojmë Tetovën nga çdo tentim për ta bllokuar, nga mbeturinat, nga kaosi urbanistik dhe në komunikacion, nga ndotja, nga vjedhjet dhe borxhet e krijuara në të kaluarën, si dhe do ta ndërtojmë dhe zhvillojmë ashtu siç i ka hije një qyteti universitar. Të rinjtë me Aleancën për Shqiptarët kanë vetë mundësi që të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe të mbarë tetovarëve.
Suksese dhe na priftë e mbara!”, theksohet në njoftimin e ASH.