ASH: PARABURGIMI I JUSUF KOKËS, DËSHMOI SE SHTETI ËSHTË NJERKË PËR SHQIPTARËT
FacebookTwitterMessengerViberWhatsAppShare
Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka reaguar për masën e paraburgimit 8 ditorë që i’u caktua, Jusuf Enuzit i dyshuar se më 6 korrik gjatë incidentit në Sheshin Skënderbeu përdori armë zjarri për të larguar turmën e protestuesve kundër propozimit francez.
“Ky sistem është sistem i standardeve të dyfishta. Nuk e kemi harruar qasjen e këtij sistemi ndaj njerëzve që nxorrën armë për ta mbrojtur liderin e LSDM-së asaj kohe, pastaj më vonë u shpërblyen me post më të lartë në polici. Shefin e sigurisë publike ju e keni njeriun që nxorri revolen në Kuvendin e RMV-së. Çfarë ndodh pastaj, njeriu që mbrojti kryetarin e ASH-së, Ziadin Sela, u burgos. Njësoj i njejti sistem vepron në të njejtën mënyrë edhe me zotëri Jusuf Enuzin, pra bëhet fjalë për një sistem më standarde të dyfishta. Është shumë e qartë në këto situata, ju mund të protestoni kundër qeverisë, mund të dilni para Kuvendit nëse jeni maqedonas, por nëse jeni shqiptar dhe protestoni kundër politikave të këtij sistemi, që është i kapur së bashku me BDI-në dhe partnerët maqedonas, ju nuk guxoni të dilni as nga vija e njohur tek Qendra “Mavrovasja”, sepse policia e bllokon dhe e vendos në shtetrrethim Çairin. Është aq i kapur ky sistem nga BDI-ja, saqë edhe lejen më demokratike e të shprehurit revoltë dhe protestë ju nuk mund ta bëni, për shkakë se rrezikoni pushtetarët tonë shqiptar dhe pushtetmbajtësit e korruptuar, njerëzit të cilët për 20 vite kanë shkatërruar çdo shpresë, çdo perspektivë dhe çdo qëllim të ndonjë shqiptari të rëndomtë, për ta jetuar jetën këtu në vend në mënyrë normale. Fatkeqësisht kjo politikë po vazhdon, e keni te njejtin binom VMRO-BDI që ishte në të kaluarën, pra këta bënë një përsëritje, vetëm ndryshuan partnerin e koalicionit, tani më kanë punë me Oliver Spasovskin dhe nuk kanë me Mijallkovin dhe Gruevskin”, tha Naim Bajrami nga Aleanca për Shqiptarët.
https://www.youtube.com/channel/UCgK7t4cYy8-ARMBxnaJO3Aw?feature=emb_ch_name_ex