ASH në luftë kundër korrupsionit, merr inspektoratin e arsimit dhe Drejtorinë për menaxhim të pasurive të sekuestruara
Aleanca për Shqiptarët është para përmbylljes së marëveshjes me Qeverinë. Nga kjo parti njoftojnë ekskluzivisht për Shqipmedia se do të drejtojnë inspektoratin e arsimit dhe thonë se këtë inspektorat e kanë kërkuar në kuadër të përcaktimit për luftë kundër krimit dhe korrupsionit. Me inspektoriatin për arsim, nga ASh thonë se duan të vendosin rend dhe cilësi në sistemin arsimor në vend.
Në kuadër të luftës kundër krimit dhe korrupsionit, Shqipmedia mëson se ASH do të drejtojë edhe Drejtorinë për menaxhim me pasuritë e sekuestruara. Partia e Taravarit pritet të merr edhe institucione të tjera të rëndësishme, drejtori qëndrore, fonde dhe ndërmarje publike. Lista e plotë pritet të zyrtarizohet pasi të përfundojnë bisedimet, sonte ose më së voni nesër.