ASH mori edhe një drejtori
Izeir Memedi nga radhët e Aleancës për Shqiptarët sot ka pranuar detyrën drejtor i Qendrës për Punë Sociale Shkup.
“Kjo është detyrë mjaftë e përgjegjshme duke patur parasysh natyrën e punës që kryhet në këtë institucion të ndjeshëm. E faleminderoj Allahun për mundësinë e dhënë për të kontribuar dhe për të ndihmuar njerëzit në nevojë”, tha me këtë rast Memedi.
Për këtë detyrë ai faleminderoi edhe subjektin politik që i takon për besimin e dhënë që të drejtoj këtë institucion.
“Në fund dua të faleminderoj edhe familjen dhe shokët pa përkrahjen e të cilëve nuk do isha këtu. Me shpresë që të bëjmë punë të mira për shoqërinë dalshim faqebardhë”, tha Memedi me rastin e pranim dorëzimit të postit nga drejtori i deritanishëm, Liridon Baftiju.