Maqedoni

ASH i reagon BDI-së: Pas dy dekadave dështime e krime, askush nuk mban përgjegjësi

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar pas vlerësimit të lëshuar sot në opinion nga ana e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe se Pas dy dekadave dështime e krime, askush nuk mban përgjegjësi por përgjegjësi do të ketë, si për ata që vjedhin vullnetin e qytetarëve ashtu dhe për ata që tani e dy dekada vjedhin edhe pasurinë e qytetarëve, përcjell in7

Reagimi i plotë i Aleancës për Shqiptarët:

Është rëndë të mposhtësh një sistem hibrid dhe kriminal që mban peng jetën e qytetarëve në RMV, e më së shumti të atyre shqiptar. Përgjegjësi politike nuk ka mbajtur partia e integristëve që për dy dekada nuk arriti të ndërtojë 2 kilometra autostradë. Përgjegjësi nuk mbajtën as për djegien e 14 qytetarëve të Tetovës në spitalin modular. Askush nuk mbajti përgjegjësi as për rrokullisjen e autobusit. Për dy dekada premtoni hapjen e një vendkalimi kufitar dhe nuk e bëtë, dy dekada Zajazi nuk ka kanalizim, nxënësit shqiptarë në shumë vendbanime ende nuk mund të mësojnë në gjuhën amtare.
Po të mos ishin forcat progresive nga opozita, ju sot ende do të ishit në pushtet me Nikolla Gruevskin dhe vendi nuk do të ishte anëtar i NATO-s. Ju nuk u turpëruat as për ofendimet në enciklopedi, në tekstet shkollore dhe as kur ju thanë se shqiptarët nuk vlejnë për pesë pare.
Përgjegjësi do të ketë, si për ata që vjedhin vullnetin e qytetarëve ashtu dhe për ata që tani e dy dekada vjedhin edhe pasurinë e qytetarëve. Përgjegjësi do të ketë edhe për metodat mafioze për të shpëtuar përkohësisht regjimin hibrid dhe për çdo krim që është bërë deri më tani. Përgjegjësisë nuk do të mund t’i ikni dhe askush nuk do të mund të ju shpëtojë.-theksojn nga ASH-ja.