Aleanca për Shqiptarët, dega Tetovë informon opinionin se ende nuk ka marrë qëndrim për përkrahje direkte të njërit apo tjetrit kandidat për kryetar komune në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për Komunën e Tetovës. Për këtë do të vendosin organet qendrore të partisë pas konsultimeve me të gjitha palët. Në të njëjtën kohë informojmë opinionin se Aleanca për Shqiptarët është e interesuar të bie pushteti korruptiv dhe i kriminalizuar i BDI-së në Tetovë, Strugë, Çair, Tearcë dhe Bogovinë, por BDI bjen përfundimisht kur bjen edhe Qeveria. Konform kësaj do të jetë edhe sjellja jonë për rrethin e dytë.
Aleanca për Shqiptarët – Dega Tetovë