Maqedoni

ASH-AAA: Muri në Çair, zgjidhja më e keqe

Ndarjen me mur betonik të korsive në bulevardin “Cvetan Dimov” opozita shqiptare e konsideron si poshtërim ndaj qytetarëve të Shkupit. Sipas tyre, Shilegov që nga viti i kaluar në Çair “ mbjell” vetëm beton, ndërsa në pjesët tjera të kryeqyteti, lule dhe gjelbërim. Muri betonik në bulevardin “ Cvetan Dimov” sipas opozitës shqiptare është zgjidhja më e keqe që mund të bëhej, ndwrsa kryetarin e Komunës së Çairit e quajnë kryetarë kukull, përderisa lejon diçka të tillë. Për opozitën shqiptare muri në fjalë është simbol i dhunës, andaj duhet tw largohet sa më shpejt. Nëse vijnë në pushtet thonë se ndarja do të qëndrojë, por do të jetë më estetike.