June 26, 2024
Maqedoni

Asfaltohet rruga regjionale në komunën e Vrapçishtit

Sot, bashkë me Drejtorin e Ndërmarrjes publike për Rrugë Shtetërore, z.Ejup Rustemi, përuruam finalizimin e projektit të rikonstruimit të rrugës regjionale, njoftoi kryetari i komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani..
“Asfaltimi i rrugës regjionale me gjatësi është gjithsej 1500m dhe gjërësi 6.5 metra, rrugë me standarde dhe cilësore.
Falenderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe durimin e treguar.
E gëzofshim të gjithë!”, tha Shabani me këtë rast.