Asfaltimi i rrugës Gjilan-Kumanovë drejt përfundimit
Komuna e Gjilanit së bashku me ministrin e infrastrukturës kanë vazhduar realizmin e projektit për asfaltimin e Rrugës Gjilan-Kumanovë. Punimet janë duke u zhvilluar me intensitet të shtuar dhe priten së shpejti të përfundojnë. Ky është një lajm i mirë për kumanovarët, por edhe banorët e të dyja vendeve të cilët e frekuentojnë me të madhe. (INA)