Asaf Ademi sqarohet pas takimit me Hasanin e “Grupit të Zjarrit”
Shkruan: Asaf Ademi
Desha te ndaj ca vleresime me ju, pas nje numri te madh te telefonatave dhe mesazheve qe i pranova pas publikimit ne portale te nje fotografie ne nje mjedis shoqeror, ku nje pjese e madhe e tyre ne foto (edhe une aty numerohem 😃) as qe kemi lidhje me proceset aktuale politike:
– Une dhe Bashkimi jemi shoke me teper se 30 vite. E kam shoke shpirti. Ne te dyve nuk na lidh politika. Kur takohemi flasim edhe per politike nga pak, por kemi shuuume tema te ndryshme per te biseduar, per tia qarre hallin njeri tjetrit;
– Jam i sigurt qe te gjithe shoket e mi qe do te largohen nga funksionet publike, e kane ditur kete gje qe ne momentin qe i kane pranuar ata. Ndersa, nese ka nga ata qe verc u ben qerpiku i syrit dhe kane krijuar grimce arrogance si pasoje e pushtetit te perkohshem, atehere une nuk i paskam njohur ata aq sa duhet;
– Lexoj emra qe i njoh, dhe me disa nga ata edhe jemi shoqeruar, qe do te bartin mbi supe barren e funksionit publik, kam nje porosi deri te ta: mos harroni se funksionet vijne e shkojne, mos te deheni nga fuqia e postit;
– Ndersa ju aktiviste te dy taboreve qe perdorni gjuhe jo te hijshme, ju lus: mosni. Nje dite ndoshta serish do te duhet te beni aktivitet krah njeri tjetrit.