Maqedoni

Artina Qazimi: Kur do të zgjidhet statusi i punonjësve shëndetësor, që me vite mbahen pa vendime?

Sot kur kemi seancën për pyetje deputetesh un do parashtroj 2 pyetje !

Pyetjen e parë drejtuar Ministrit te Shëndetesis, që ka të bëj me qindra të punsuar në sportelet e vendit infermier, teknik medicinal, mjek dhe staf tjetër në spitale, shtëpi shendeti dhe ambulanca.
Janë me qindra apo mijra të punësuar në shëndetësi,që me vite punojnë me kontrata në veper dhe në çdo 6 muaj përjetojnë stres,frigë, pasiguri nëse do ju vazhdohet kontrata apo do largohen nga puna.

Disa madje erdhe perjashtohen rijnë 2-3 muaj pa punë pastaj i thërasin përsëri ju jipet mundësia dhe përesi largohen. Kjo është tallje me dinjitetin e një kategorie kaq të rendësishme. Janë ata herojt e luftës kundër pandemisë, të cilet të gjithë ne i shfrytëzuam, ata që kujdeseshin për familjarët tanë,por edhe shum prej nesh personalisht.

Ka deputet e ministra që jan trajtuar në Kovid qendra nga kto mjek e infermier që rezikonin jetën e tyre,luftonin me virusin duke mos pasur as sigurim shëndetësor.

Mos harojmë po ashtu fenomenin e ikjes së stafit mjeksor nga vendi.

Mungesa e puntorve shëndetësor është sfidë e institucioneve publike shëndetësore në vend, pensionimi i mjekve dhe ikja e personelit shendetësor do të veshtirsoj edhe me shumë dhënien e shërbimeve mjeksore.

Hapi i 2 është përmisimi i gjendjes, kur them përmisimi i gjendjes së puntorve shëndetsor nuk e kam fjalën vetëm për mirqënien por erdhe për kushtet e punës.
Nuk mundemi të ofrojmë shërbime në kushtet që jemi sepse qytetarët normalisht nuk janë të knaqur nga kto kushte.

Investimet duhet të jenë shumë më të medha , jo vetëm barna, por ato duhet të jenë në materiale shpenzuese në infrastrukturë.
Po flas për aparaturën dhe përfundimisht duhet të intervenohet në resurset njerzore, kjo është një arsye pse ikin njerzit.
Po ashtu të jepen specializime të duhura, se po shohim se në ç’far ngërçi është shëndetësia.

Kto janë shumë të rëndësishme dhe kryesore që qeveria urgjentisht ti zbatojë.

Duke i mbajtur me kontrata është shumë e qartë se do ikin kuadrot shëndetësor,unë i quaj heroj sepse ende qendrojnë edhe pse ne i keqtrajtojmë dhe i nënvlerojmë.

Zotri ministër kur do zgjidhet fati i këtyre punojnsive shëndetësor perfundimisht mjaft u tallëm si shtet me kta heroj?