Artan Grubi burim i lajmeve të rrejshme, demantohet dhe nga Brukseli
Lajmet e rrejshme të prodhuara nga zv/kryeministri Artan Grubi përpos vëmendjes së publikut vendor, tani kanë marrë jehonë edhe në arenën ndërkombëtare.
Disa ditë më parë, zv/kryeministri Artan Grubi kishte deklaruar se ka një iniciativë nga Franca për zgjidhjen e kontestit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.
Megjithatë ky lajm del të jetë “fake news”. Burime diplomatike për median bullgare BGNES kanë deklaruar se nuk ka propozim të tillë.
Nga MPJ e Bullgarisë kanë deklaruar se se nuk janë të informuar për iniciativë të tillë nga Franca.
Pra, kjo nënkupton se Grubi ka gënjyer se në muajt e ardhshëm të vitit 2022 me iniciativë të Francës, palët do të tejkalojnë dallimet dhe në pranverë do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare.