Arsovska: VMRO-ja po refuzon blerjen e 50 autobusëve
Këshilli i Qytetit të Shkupit ku shumicë ka VMRO-ja ka refuzuar blerjen e 50 autobusëve ekologjikë të dedikuar për transport urban, por kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, është e vendosur të mos heqë dorë nga kjo çështje, dhe tha se e njëjta gjë do të kërkohet në çdo seancë derisa këshilltarët ta votojnë blerjen e autobusëve.
“Kjo do të jetë në pikën e rendit të ditës në çdo seancë të Këshillit, derisa ta votojnë vetë këshilltarët. Sepse qytetarët e votuan në zgjedhjet e fundit. Qytetarët e konsiderojnë si domosdoshëmri, jo vetëm për të reformuar transportin publik, por edhe për të marrë transportin publik që do të jetë i disponueshëm, i aksesueshëm, i besueshëm, i sigurt dhe miqësor ndaj mjedisit. Janë disa standarde që duhet t’i përmbushim dhe kjo është një nga gjërat që u premtuam dhe duhet të realizohet”, tha Arsovska.
Danella Arsovska theksoi se këshilltarët që nuk e mbështesin këtë, përgjegjësia do të jetë e tyre.
“Të gjithë ata që në mënyrë deklerative thonë se e mbështesin programin për Shkupin modern, këta autobus ekologjikë, reformën e transportit publik, mendoj se duhet ta dëshmojnë edhe në praktikë. E nëse nuk e bëjnë këtë, përgjegjësia do të jetë ekskluzivisht e tyre”, u shpreh Arsovska.
Në seancën e fundit të Këshillit që u mbajt ditën e martë, pika për blerjen e autobusëve as nuk u propozua as nuk ishte pjesë e rendit të ditës./SHENJA