Maqedoni

Arsovska: Nuk jam as e Gruevskit e as e Zaevit

Nëpërmjet një njoftimi të lëshuar në media, kandidatja e pavarur e cila po ashtu mbëhtetet nga OBRM-PDUKM shkruan se edhe pse ende nuk ka nisur fushata, sulmet ndaj saj nuk kanë të ndaluar.

“Duket se kandidatura ime nxit shqetësim te një strukturë e caktuar dhe në mungesë të ideve për jetë më të mirë dhe më të të dinjitetshme për qytetarët tanë, dikush zgjodhi intrigat, shpifjet dhe manipulimet. Dëshiroj të përsëris se asnjëherë nuk kamë qenë në ndonjë parti politike dhe jam kandidate e pavarur, përkatësisht kandidate e shkupjanëve”, thotë Arsovska.

Ajo po ashtu sqaroi se si kryetare e Lidhjes së Odave të Maqedonisë me Zaevin ka pasur shumë më shumë takime zyrtare se sa me Nikolla Gruevskin.

“Kjo s’do të thotë se jam e Zaevit ashti siç nuk jam edhe e Gruevskit. Nëse duhet të jem e dikujt, do ta pranoj rolin që të jem njeriu u shkupjanëve”, tha Arsovska.

Sa i përket sulmeve ndaj meje për emërimin tim si konsull nderi të Hungarisë, shkruan Arsovska, dëshiroj të potencoj se për të njëjtin emërim ka dhënë pëlqim Qeveria aktuale e udhëhequr nga LSDM dhe e ka nënshkruar ministri i MPJ-së, Bujar Osmani.

“Për rrenat dhe spekulimet se jam donatore e ndonjë parti politike, ju bëj thirrje që të sjellin një faturë të tillë për arsye se kjo nuk është e vërtetë. Të paktën një herë të kërkojnë falje dhe nëse jo, ekipi im do të nisë procedurë në gjyq”, tha Arsovska.

Ajo sqaron se në garën për në krye të Shkupit ka hyrë për ta përmirësuar standardin e qytetarëve./Telegrafi