Maqedoni

Arsovska merr mbështetjen e VMRO-DPMNE-së për kryetare të Shkupit

VMRO-DPMNE vendos për kandidaturën e Qytetit të Shkupit. Në konferencë për media, kryetari Partisë Hristijan Mickovski, deklaroi se kanë vendosur që për kryeqytetin të mbështesin kandidaten e pavarur, Danella Arsova, kryetare aktuale e Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë. Këtë Mickovski e arsyeton me qëndrimin se Shkupit i nevojitet kuadër i suksesshëm, e jo si kryetari aktual, të cilin e akuzon për betonizimin e Qytetit të Shkupit dhe për dështim në investimet kapitale.

“Shkupit i nevojitet menaxher i aftë dhe i përgatitur, personalitet që do i bashkojë më. Të aftit dhe më kompetentët dhe kjo do të garantoj zhvillim të tij. Por edhe shpërndarjen e shpresës serioze se duhet si duhet të sigurohet zhvillimi i Qytetit. Shkupi patjetër të bëhet qyteti të gjithë njerëzve. Pikërisht për këtë, komiteti ekzekutiv i partie, e më pas edhe komiteti qendror solli vendim VMRO-DPMNE ta mbështes kryetarin e ardhshëm të qytetit të Shkupit, ndërsa ajo është Danella Arsova- deklaroi Hristijan Mickovski, VMRO-DPMNE.
Disa orë para se MIckovski të zyrtarizojë mbështetjen e Danella Arsovës, për qytetin e Shkupit, këtë e njoftuan edhe nga opozita shqiptare. Sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari, bashkë me kandidatin e mundshëm nga radhët e Alternativës për Komunën e Çairit Bekim Sali zhvilluan takim të përbashkët. Në kumtesë për mediat nga opozita shqiptare theksuan se kanë biseduar edhe programet parazgjedhor.

ASH-AAA

“Në takim u bisedua rreth ideve dhe zgjidhjeve që do të jenë pjesë e programit për kryeqytetin, si dhe u konstatua se nevojiten zgjidhje cilësore dhe efikase për Shkupin dhe të gjithë shkupjanet”,

LSDM-ja ka konfirmuar që për Qytetin e Shkupit do të rikandidojë kryetarin aktual Petre Shilegov. Nga partitë e tjera deri tani nuk ka kandidatë të konfirmuar.