“Arsovska menaxhere me përvojë ndërkombëtare, Shilegov punon për klikën rreth tij”
Danella Arsovska është zgjidhja më e mirë për qytetin, sepse Shkupit i nevojitet menaxher i aftë, Shilegov është e kaluara. Këto janë disa prej vlerësimeve të VMRO-së, e cila vlerëson se kandidatja e pavarur Arsovska është ndërmarrëse e suksesshme, ndërsa kryetari aktuak Petre Shilegov është i suksesshëm vetëm në kurdisje tenderësh.
“Arsovska është kandidate mbipartiake dhe do të jetë kryetare e gjithë qytetarëve, ndërsa Shilegov është kryetar dhe angazhohet vetëm për interesin e një klike të ngushtë rreth tij.
Arsovska ka biografi me suksese të dëshmuara në ndërmarrësi dhe grua që udhëheq Lidhjen e Odave Ekonomike. Është eksperte ndërkombëtare që krijon politikat për integritet për liderët e vendeve të G20. Arsovska është njëra nga katër gratë në botë në udhëheqje të Federatës Botërore të Odave si forum i vetëm që udhëheq më shumë se 12.700 oda ekonomike në botë”, thekson partia opozitare maqedonase.
Ata shtojnë se kundrejt Arsovskës, Shilegov është ai kryetar i cili për një automjet që në Zagreb kushton 800.000 euro e paguan me 1.700.000 euro dhe është po ai i cili shpenzoi 12.5 milionë euro nga shitja e shtëpisë së qytetit dhe askush nuk di asgjë. /SHENJA/