Arsim dhe edukim
SHKRUAN: NEHAT JAHIU
Vet fjala proçesi edukativo- arsimor përfshin në vete se arsimi nuk shkon në vete, por lidhet me edukimin dhe për këtë arsye edhe thuhet proçesi edukativo- arsimor. Nxnësi në shkollë nuk përfitojnë vetëm dituri nëpërmjet mësimit nga arsimtarët e tyre, por përfitojnë edhe edukimin e tyre.
Pra, arsimtarët duhet të i përmbahen sintagmës proçesi edukativo- arsimor, sepse këto fjalë shkojnë bashk. Arsimtari ose profesori është i obliguar që nxënësit të i pais me dituri, por gjithnjë paralelisht me diturinë duhet të ju flasë nxënësve për sjelljet e tyre në shtëpi, shkollë, rrugë e gjetiu. Sado që nxënës të ketë suksese të mirë dhe nuk ka edukim të duhur nuk ia vlenë që të i themi nxënës i mirë.
Në kohën e fundit shumë pak i jepet rëndësi edukatës së fëmijëve nga ana e prindërve dhe arsimtarëve. Sipas meje në kohën e fundit pjesa edukative është lënë anësh nga ana e arsimtarëve dhe profesorëve ndaj nxënësve.
Këtë mond të e vërtetojmë nga sjellja e nxënësve ndaj vet arsimtarëve në shkollë, ndaj njerëzve të moshuar në rrugë dhe gjetiu.
Nga kjo vijmë në përfundim se pjesa edukative është lënë anësh dhe nuk i jepet rëndësia e duhur.