Arriti ndihma nga Turqia kundër zjarreve, dy “air traktorë” dhe një helikopter
Në shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë vendin janë përfshirë dy avionë turq zjarrfikës “air traktorë” dhe një helikopter.
Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angelov, informoi se sot herët në mëngjes kanë ateruar në aeroportin e Shkupit.
Në zjarrin në komunën e Novosellës do të ndërhyjnë dy “air traktorët” turq së bashku me dy “ajërtraktorë” të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, ndërsa një helikopter i policisë herët në mëngjes tashmë ka filluar shuarjen e zjarrit në malin Serta, transmeton portali Lideri.mk. Së shpejti pritet t’i bashkohet një helikopter i ushtrisë dhe helikopteri turk.
Angelov thotë se sot fokusi do të jetë në këto dy zjarre. Gjithashtu është shuar nga toka me një numër të konsiderueshëm zjarrfikëssh, përfaqësues të shoqërive të gjuetisë, popullatës vendase dhe pjesëtarëve të Ushtrisë dhe Njësisë së Shpërndarjes së Shpejtë pranë Ministrisë së Brendshme./Lideri