Arrihet marrëveshje mes Putinit dhe Prigozhinit, kreu i Wagnerit largohet në Bjellorusi
Lideri i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhini, është larguar nga Rusia.
Në disa pamje të publikuara Prigozhini shihet i ulur në një automjet, ku për disa momente ndalet tek turma e njerëzve të cilët brohorisnin për të.
Ai ua shtrëngoi dorën disa qytetarëve, teksa dëgjohet duke u thënë “gjithë të mirat”, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Është hera e parë që Prigozhin është parë në publik që kur ai njoftoi se trupat e tij do të “ktheheshin prapa” nga Moska dhe do të ktheheshin në “kampet fushore”.
Siç raporton CNN, është e paqartë se ku po shkon Prigozhin aktualisht, por sipas marrëveshjes, ai pritet të shkojë në Bjellorusi dhe të mos përballet me asnjë akuzë penale.