Arrihet marrëveshja, ndërpritet greva e minatorëve të Trepçës
Arrihet marrëveshja, ndërpritet greva e minatorëve të Trepçës
Minatorët e Trepçës kanë ndaluar grevën pas 10-ditësh rezistencë.
Ata ndaluan grevën pasi arritën marrëveshjen ndërmjet minatorëve dhe zyrtarëve të Ministrisë së Ekonomisë.
Marrëveshja është arritur në orët e para të së premtes.
Në ndërmarrjen “Trepça” kanë qëndruar deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe zyrtarë të Ministrisë së Ekonomisë, teksa pas arritjes së marrëveshjes, minatorët kanë ndërprerë grevën dhe kanë dalë nga nëntoka ku kanë qëndruar 10 ditë.