Maqedoni

Arrestohet shtetasi i Bosnje dhe Hercegovinës, dyshohet se ka vjedhur para në një xhami në Gostivar

Nga SPB-Tetovë njoftojnë se është arrestuar një shtetas i Bosnje dhe Hercegovinës pasi i njëjti dyshohet se ka vjedhur para nga një xhami në Çegran të Gostivarit.

“Dje (04-mars) rreth orës 09:45, efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamentit të Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria 50-vjeçarin A.P. nga Bosnja dhe Hercegovina, si i dyshuar për kryerjen e vjedhjeve të rëndë në xhaminë në Çegran të Gostivarit, nga ku ai ka marrë para. Ai po mbahet në Stacionin Policor të Gostivarit dhe kundër tij do të përgatitet parashtresë përkatëse”, thonë nga SPB-Tetovë.