Maqedoni

Arrestohet shoferi i Kryetarit Hekuran Duka, mbyllet një objekt hotelierik në Dibër!?

Më datën 15 maj 2021 gjatë orëve 22: 00 deri më 24:00, nga ana e zyrtarëve të policisë të zyrës për punë të jashtme të sektorit për kriminalistikë dhe nga stacioni policor Dibër, në bashkëpunim me inspektorët nga inspektoriati shtetëror i tregut Strugë, u krye një kontrollë në objektin hotelierik në Dibër. Gjatë kontrollit u konstatua se në objektin hotelierik që ndodhet në rrugën “8 Shtatori”, në posedim të K.R. (23) nga Dibra,për të cilin sipas informacioneve jo-zyrtare thuhet se është shoferi i Kryetarit të Komunës së Dibrës Hekuran Duka,me të cilin kanë dhe lidhje familjare,arsyeja e arrestimit ka qenë mosrespektimi i vendimeve rekomanduese për parandalim, masat kohore dhe protokoli për detyrat dhe mbrojte të popullatës nga sëmundja ngjitëse kovid-19. Pronari është privuar nga liria, ndërsa objekti është mbyllur. Për rastin në fjalë është njoftuar prokurori public nga prokuroria publike në Dibër dhe pas grumbullimit të dokumentacioneve do të ngritet kallëzim penal sipas nenit 206 të Kodit Penal për “mosveprim në përputhje sipas rregullores shëndetësore gjatë një epidemie”./infomagazin