Arrestohet një politikan në kufirin Kosovë-Maqedoni (Foto)
Është arrestuar nga policia kosovare në kufirin Kosovë-Maqedoni, Sekretari i Përgjithshëm i PSD-së, Nol Nushi.
Lajmin e ka bërë te ditur Dardan Molliqaj, i cili këtë veprim e quan si metodë për frikësim të aktivistëve.
Ai ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Nushit.
Reagimi i plotë:
Është ndaluar nga policia në kufirin Kosovë – Maqedoni e Veriut, Nol Nushi, Sekretari i Përgjithshëm i PSD-së.
Noli çdo ditë është në Prishtinë, banesë e zyrë. Si u bë që gjetën kufirin për ta penguar e arrestuar? Nga kush ky urdhër? Ky stil arrestimi ka veç një shpjegim: lodhja e aktivistëve. Kjo metodë përherë këtë funksion ka pasur. Nuk bëhet fjalë për këmbënguljen e drejtësisë.
Në ndërkohë që Noli është ndaluar për një rast të vitit 2016, sa ishte aktivist në VV, nuk kemi dëgjuar raste të aktivistëve që janë në VV të jenë ndaluar a penguar.
Kërkojmë lirim të menjëhershëm, si dhe hetim të këtyre veprimeve arbitrare”.