Arrestohet një hajdut në Kumanovë, pasuria e vjedhur i është kthyer pronarit
Me datë 25.10.2023 në ora 02:00, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria S.I. nga Kumanova.
Personi i arrestuar dyshohet se më 24.10.2023 ka hyrë në një objekt në hyrje të Kumanovës dhe ka marrë disa sende. Gjatë kontrollit në automjetin e tij, sendet i janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit, njoftojnë nga MPB.
“S.I. është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, shtojnë nga MPB.