Arrestohet një grua, e plaçkiti bastoren e fshatit, policia e arrestoi menjëherë
Me datë 09.06.2024 në ora 19:50 në rrugën lokale për në fshatin Rostushë, nga ana e punonjësve policorë të Policisë së Gostivarit, u privua nga liria V.T (56), transmeton lideri.mk.
Ajo dyshohet se rreth orës 19:30 ka marrë para nga qarkullimi ditor nga një lokal bastesh në fshatin Rostushë. Paratë i janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit, ndërsa personi është ndaluar në komisariat. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të bëhet kallëzim përkatës./Lideri