June 20, 2024
Maqedoni

Arrestohet kumanovari, mori nga një grua 16 mijë euro

Me datë 14.06.2024 në ora 04:00, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria I.M.(37) nga Kumanova, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se ka kanosur një grua 47 vjeçare nga Kumanova dhe bashkëshortin e saj 49 vjeçar dhe se nga dhjetori 2022 deri më 13 qershor 2024 i ka zhvatur gruas rreth 16 mijë euro. Personi është mbajtur në Stacion Policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.