Arrestohet kumanovari, ja sa para i mori një banori të Likovës!
Policët nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria T.T. (41) nga Kumanova, i cili dyshohet se ka mashtruar një 31-vjeçar nga Likova për një shumë prej 400 euro.
Sipas informacioneve të MPB-së, pasi kanë rënë dakord që ai t’i ndërtojë një shtëpi, T.T. mori paratë dhe nuk u shfaq më.
Ai është arrestuar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.