Arrestohet kumanovari, ia djegi shtëpinë babait
Me datë 28.01.2024 në ora 11:50 në Kumanovë, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria N.S.(47) nga Kumanova, transmeton Lideri.mk.
Ai dyshohet se ka shkaktuar zjarrin në një shtëpi në rrugën “Andja Rankoviq” në Kumanovë, pronë e babait të tij I.S.. N.S. është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës./Lideri