Arrestohet i riu nga Saraji, shantazhoi një vajzë me foto eksplicite
Një i ri nga Saraji është arrestuar dhe ndaj tij është parashtruar kallëzim penal pasi i njëjti përmes shantazhit, fillimisht ka siguruar dhe më pas e ka kërcënuar një vajzë të mitur, përcjell TV21.
“Njësia për krime ekonomike dhe kompjuterike në SPB-Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër A.D.(18) nga fshati Lubin, komuna e Sarajit, për shkak të ekzistimit të dyshimit për veprën penale “shfaqje e materialit pornografik të personit të mitur” nga neni. 193 dhe vepra penale “prodhimi dhe shpërndarja e pornografisë së fëmijëve” nga neni 193-A i Kodit Penal. Gjatë janarit të vitit 2023, i akuzuari ka shantazhuar një të mitur duke i kërkuar foto me përmbajtje eksplicite, në mënyrë që ai të mos u tregonte prindërve për marrëdhënien e tyre të dashurisë. Dhe pasi ajo i dërgoi fotot, ai ua përcolli më të afërmve të tij dhe nxënësve tjerë”, thonë nga MPB.