Shqipëri

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e tri grave në Tiranë, Ramadan Hutra

Është arrestuar i dyshuari për vrasjen e tre grave gjatë ditës së mërkurë në Tiranë.
Mediat shqiptare raportojnë se Ramazan Hutra, ra në prangat e policisë në zonën e Sharrës.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

Çuçi tha se policia me këtë rast dëshmoi profesionalizëm.

“Përgëzime Policisë së Shtetit për arrestimin e një krimineli të regjur, që sot mori jetë të pafajshme në Kamëz. Një ngjarje e rëndë, që mund të ishte shmangur nëse autori do të ishte në burg nga sistemi i drejtësisë në të shkuarën për skendën e tij kriminale. Edhe njëherë Policia e Shtetit dëshmoi profesionalizëm dhe bëri detyrën duke çuar prapa hekurave autorin, që nuk duhet më kurrsesi t’i shpëtojë ndëshkimit më të ashpër të drejtësisë. Ngushëllime familjeve të viktimave!”, tha Çuçi.