September 19, 2024
Maqedoni

Arrestohet i arratisuri nga burgu i Gostivarit

Me datë 20.04.2024 në ora 16:40 në rrugën “Braça Gjinovski” në Gostivar, zyrtarët policorë të Policisë së Gostivarit kanë privuar nga liria T.N (35) nga Struga, i cili me urdhër të gjykatës ishte në kërkim për arratisje.

Personi është dërguar në burgun në Prilep për vuajtjen e një viti e gjashtë muaj burgim.