September 29, 2024
Maqedoni

Arrestohet hajduti nga Kumanova

Të enjten në ora 6 e 30 minuta në mëngjes policia e Kumanovës ka arrestuar 30 vjeçarin me iniciale Z.E. nga Kumanova.
Ai është kërkuar me fletarrest sepse ka qenë i dënuar me një vit e gjysëm dënim me burg për veprën penale “vjedhje e rëndë” sipas nenit 236 të Kodit Penal. Z.E. është arrestuar për vujatje edhe të 7 muajve burg dhe është dërguar në burgun K’shanje të Kumanovës.