September 19, 2024
Maqedoni

Arrestohet dibrani me “Ferrari” në Tabanoc, ja shkaku!

Me datë 15.08.2024 në ora 12:30 në vendkalimin kufitar Tabanoc, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria B.B.(45) nga Qendra Zhupa (Dibër. Siç shkruan portali lideri.mk, gjatë kontrollit kufitar është konstatuar se numri i identifikimit të automjetit të tij “Ferrari 488 Spyder” me targa gjermane, të cilin ai e voziste, ishte i falsifikuar.

“Vetura është konfiskuar dhe personi i është dorëzuar zyrtarëve policorë nga SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme”, njoftoi MPB./Lideri