Arrestohet dhe lirohet Goran Grujevski. Nuk ka përgjigje se pse e kanë lëshuar!
Ish agjenti i inteligjencës dhe kreu i drejtorisë së pestë, Goran Grujevski, u arrestua në Zagreb dhe më pas u lirua menjëherë. Ndalimi u krye nga departamenti kroat i Interpolit pas fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar për të në vitin 2017, pak muaj pas ndryshimit të qeverisë dhe hyrjes së dhunshme në Kuvend. Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka marrë njoftim se dje është ndaluar Grujevski, por sot (14 prill) kanë marrë njoftim se ai është liruar. Nuk ka më shumë detaje për arsyet se pse Grujevski u lirua pas një ndalimi të shkurtër. Ky është ndalimi i dytë i ish agjentit të inteligjencës, Grujevski. Ndalimi i parë u krye nga Interpoli në Greqi në tetor 2017. Pastaj Grujevski, së bashku me shokun e tij të arratisur nga Drejtoria e Sigurimit dhe Kundërzbulimit dhe Nikolla Boshkovskin, u arrestuan në aeroportin e Selanikut me pasaporta të falsifikuara bullgare me emrat Nexhbi Hasan dhe Hristo Atanasov.