June 29, 2024
Maqedoni

Arrestohet 53 vjeçari nga Tetova, dyshohet për vjedhje të rëndë

“Më datë 04.08.2024 në ora 21:50 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë, kanë privuar nga liria personin B.E.(53) nga Tetova. Gjatë bastisjes në banesën e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, është gjetur një sasi e madhe parash, e cila dyshohet se është nga “vjedhja e rëndë” e kryer më datë 02.01.2024 në shtëpinë e A.S.(31) nga Tetova. Ai është ndaluar në Komisariat për procedim të mëtejshëm dhe pas dokumentimit të plotë të rastit dhe ndaj tij do të përgatitet kallëzim përkatës”, njoftojnë nga SPB-Tetovë. /Alsat.mk