September 20, 2024
Maqedoni

Arrestohet 41 vjeçari nga Gostivari, akuzohet për dhunë ndaj familjarëve

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) tetovë njofton se ka privuar nga liria një 41 vjeçar nga Gostivari i cili paraprakisht ishte denoncuar nga babai i tij për dhunë ndaj anëtarëve të tjerë të familjes.

Më datë 18.09.2024 në ora 15:00, në Gostivar, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin Sh.B(41) nga Gostivari, duke vepruar sipas raportimit të mëparshëm nga babai i tij 65-vjeçar se rreth orës 12:45, ka sulmuar fizikisht nënën e tij, është sjellë në mënyrë agresive ndaj familjarëve, i ka kërcënuar duke kërkuar para, i ka dëmtuar një pjesë të orendive dhe i ka dëmtuar automjetin në oborr. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.