Arrestohen dy shtetas të Shqipërisë, kjo është arsyeja
Arrestohen dy shtetas të Shqipërisë, kjo është arsyeja
Arrestohen dy shtetas të Shqipërisë, kjo është arsyeja
Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria 2 shtetas të Shqipërisë për shkak të qëndrimit të padeklaruar në vendin tonë.
“Më datë 04.04.2024 në ora 22:45 në vendkalimin kufitar Jazhincë, punonjësit e policisë kanë ndaluar personat M.Z.(46) dhe A.H.(37), të dy nga Republika e Shqipërisë, pasi që gjatë kontrollit dhe kontrollit kufitar është konstatuar se kanë pasur qëndrim të padeklaruar dhe të tejkaluar të qëndrimit në vend. Ata i janë dorëzuar zyrtarëve policorë nga SPB-Tetovë për procedurë të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.