Arrestohen dy policë nga Shkupi, dëshmitë u siguruan nga “Sky”
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski konfirmoi se tre persona janë arrestuar si të dyshuar për lidhje me grupin e Gërçecit, përcjell TV21. Toshkovski tha se dy prej tyre janë ish-zyrtarë të policisë, ndërsa sipas të parit të Policisë, materialet kundër tyre janë siguruar nga aplikacioni “Sky”.
“Bëhet fjalë për vepra penale që janë kryer, ndërsa ndërlidhen me prova materiale që janë siguruar nga ana e Prokurorisë Publike përmes bashkëpunimit që e kanë me Eurojust, që lidhen me Sky aplikacionin. Gjatë ditës së djeshme janë arrestuar tre persona, prej të cilëve, dy janë ish-zyrtarë policorë dhe gjatë ditës së sotme, nga ana e MPB-së, mendoj se tashmë është parashtruar kallëzim penal për bashkim kriminal dhe dhënie të sekretit zyrtar, kundër dy personave, ish-zyrtarë policorë dhe gjithashtu mendoj se informacionet e para flasin që bëhet fjalë edhe për pastrim parash, shuma më të mëdha”, tha Toshkovski.