Arrestohen dy persona për vrasjen e 14-vjeçarit në Prilep
Policia ndalon dy persona për vrasjen e 14 vjeçarit në Prilep mbrëmjem e djeshme.
Sot (01.03.2024) në orën 04:00 në fshatin Senokos, komuna e Dollnenit, policët nga SPB-Prilep kanë ndaluar një të mitur dhe V.T.(21), të dy nga fshati Senokos, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “vrasje”.
Përkatësisht, me datë 29.02.2024 në ora 19:37 në DPB Prilep është raportuar se në Bulevardin “Goce Dellçev” në Prilep, një person është konstatuar me lëndime, më pas është dërguar në Spitalin e Qytetit të Prilepit, ku nga ana e mjekut është konstatuar vdekja dhe është konstatuar se bëhet fjalë për një të mitur nga Prilepi.
Punonjësit policorë nga SPB-Prilep së bashku me prokurorin publik kanë kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të gjykatës është kontrolluar në shtëpinë e të miturit në fshatin Senokos, gjatë së cilës janë gjetur dhe konfiskuar sendet me të cilat është kryer krimi.