Maqedoni

Arrestohen dy persona, dyshohen për djegie të qëllimshme të një veture

Nga MPB njoftojnë se gjatë ditës së djeshme kanë arrestuar personat V.B. 34 vjeç dhe dhe D.M. 22-vjeç, të dy nga Prilepi, pasi të njëjtit dyshohet për veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, respektivisht të njëjtit dyshohen për djegie të një veture me qëllim, përcjell TV21. Nga MPB thonë se ndaj të njëjtëve tashmë është dorëzuar kallëzim penal.

“Përkatësisht, me datë 19.12.2023 në rrugën “Kire Bazerko” në Prilep, me kërkesë të V.B., D.M. ka shkaktuar zjarr me lëng të ndezshëm në automjetin e pasagjerëve “Mercedes” me targa të Prilepit në pronësi të B.M.(50) nga Prilepi, për çka ka marrë para nga V.B. Dy të arrestuarit janë intervistuar në stacionin policor, gjatë së cilës kanë pranuar veprën”, shtojnë nga MPB.