Policia gjatë ditës së djeshme dhe të sotme ka bërë arrestime në disa lokacione në Shkup, me ç’rast janë ndaluar tetë persona.
Sot në ora 03:00 në Shkup, në zonën e Bit Pazarit, punonjësit policorë të Njësisë së Policisë Intervenuese në SPB Shkup e kanë hequr lirinë A. Lj (47) nga Shkupi, pasi i është gjetur dhe konfiskuar një tabletë marihuanë. .
Sot në ora 01:05 në Shkup, në zonën e Karposhit, policët nga SPB Shkup kanë arrestuar P.S.(24) nga Shkupi, pasi i është gjetur dhe konfiskuar marihuanë, transmeton Lideri.mk.
Sot në orën 02:50 në një objekt hoteliere në Parkun e Qytetit në Shkup, nga njësiti policor për intervenim në SPB Shkup, është arrestuar D.K (29), pasi i është gjetur dhe marrë lëndë pluhuri e bardhë.
Sot në ora 00:55 në Shkup, në zonën e Qendrës, zyrtarët policorë të Njësisë së Policisë Intervenuese në SPB Shkup, kanë arrestuar personin me iniciale N.S.
Dje në ora 17:40 në Parkun e Qytetit në Shkup, zyrtarë policorë të Njësisë së Ndërhyrjes së Policisë në SPB Shkup, kanë arrestuar personin M.N.
Dje në ora 23:05 në Shkup, në zonën e Qendrës, nga njësiti policor për intervenim në SPB Shkup, është arrestuar Z.B (28), pasi i është gjetur dhe konfiskuar marihuana, transmeton portali lideri.mk.
Dje në ora 22:30, në lagjen Kolonia në Shkup, zyrtarë policorë nga Njësiti policor për intervenim në SPB Shkup, kanë privuar nga liria A.G. pasii është gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike.
Dje në ora 13:45 në fshatin Saraj, nga njësiti policor për intervenim në SPB Shkup, kanë arrestuar personin S.B.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të pasojnë parashtresat përkatëse./Lideri